Në këtë çaj janë përzier bimë të ndryshme mjekësore që veprojnë
drejtpërdrejt në uljen e sheqerit në gjak dhe që veprojnë tek gjëndrat
në tërësi: Qerbashi mjekësor ka veti hipoglicemuese në saj të alkaloidit
galeginë (Derivat i Guanidinës) që ndodhen me shumicë në farat e bimës.
Mjaft efekt kundër diabetit japin gjethet e hithrës dhe boronicës
(vërtetuar eksperimentalisht). Lëvoret e fasules në sajë të kripërave
minerale, dhe të aminoacideve, krahas veprimit anti-diabetik, i japin
çajit edhe veti diuretike e dliruese, të cilat përforcohen nga prania e
rrënjës qumështore që nxit prodhimin e tëmthit. Kjo përzierje e bën
çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së
sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me
insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.