Çaji Jeshil është i njohur dhe i përdorur që në kohët më të lashta,
fillimisht nga vendet e lindjes si Kina e Japonia e më pas në mbarë
globin. Gjethet e çajit jeshil përmbajnë ndër të tjera polifenole,
substanca mjaft ushqyese për organizmin e njeriut. Përmbajtja e
katekinave dhe teinës në gjethet e çajit e bëjne atë një antioksidant
mjaft të mirë. Shquhet për vetitë e
tij në rënien në peshë, në uljen e kolesterolit është një anti-diabetik
mjaft efikas, me vlera dhe që ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe
parandalimin e rënies së flokëve. Ruhet në vënde të thata larg dritës
dhe lagështirës.