Tableta Eufol-Plus është një suplement ushqimor që përmban hekur, acid
folik, Vitaminë C dhe Vitaminë B i krijuar posaçërisht për shëndetin e
grave shtatzëna dhe për të përmirësuar nivelet e hemoglobinës në gjak
në prani të patologjive kardiovaskulare. Hekuri nxit transportin e
oksigjenit i cili ndihmon zhvillimin e sistemit nervor të embrionit.
Acidi folik merr pjesë në sintezën e hemoglobinës dhe të aminoacideve të
ndryshme. Vitamina C nxit përthithjen e hekurit dhe kontribuon në
ruajtjen e membranës amniotike. Vitamina B forcon zhvillimin e qelizave
në rast të rritjes së kërkesës gjatë shtatzënisë ose laktacionit.