Një aromë e freskët që ndërthur notat e luleve të sapoçelura me agrume gjallëruese, e mbështetur nga aroma delikate e çajit të bardhë dhe e përqafuar nga nota të drurit të kedrit dhe myshkut të lisit.Çaji i bardhë: Çaji i bardhë, dikur i konsumuar ekskluzivisht nga aristokracia kineze, konsiderohet varieteti më i kushtueshëm i çajit. Aroma e tij delikate përcjell ëmbëlsi dhe freski.Frezia: Një bimë bulboze me origjinë nga Afrika e Jugut, e cila është bërë shumë e njohur për aromën e luleve të saj, por edhe për larminë e ngjyrave. Aroma intensive e luleve të prera zgjat për ditë të tëra dhe sjell ndër mend momente të shkujdesura mes livadheve të lulëzuara.Bergamoti: Një frut agrumor me origjinë nga Azia, i kultivuar tradicionalisht prej shumë shekujsh në brigjet e Kalabrisë. Notat e tij aromatike të hidhura-ëmbla, të mprehta dhe të ngrohta janë shumë të vlerësuara nga parfumerët dhe lidhen gjithashtu me aromat e netëve mesdhetare.