Legalon forte është një produkt me përmbajtje bimore, përbërësit e të
cilës vijnë nga bima e gjëmb gomarit, i cili e ka origjinën nga zona e
Mesdheut. Bima e gjëmb gomarit ka veti të theksuara mbrojtëse të
mëlçisë: nga toksinat e shumta si alkooli, kap substanca të dëmshme dhe
nxit formimin e qelizave të reja të mëlçisë si dhe redukton formimin e
substancave inflamatore në trup.