APharm Psylloial është integrator ushqimor me bazë Fibra Psyllium dhe
Acid Hialuronik. Nxit tranzitin intestinal duke eleminuar kapsllëkun.
Rregullonë sasinë e feçeve dhe aktivitetin propulsiv të kolonit.
Mucilago e Psyllium rrit volumin në kontakt me lëngjet që arrijnë në
lumenin e zorrës, duke shtuar peristaltiken dhe lehtësuar evakuimin.
Vepron si një normalizues i tranzitit intestinal dhe konsistencës së
feçeve. Shfaq efekt prebiotik duke favorizuar integritetin e mukozës
intestinale. Ndihmon në ritjen e imunitetit. Acidi Hialuronik shfaq
veprim anti-inflamator dhe zbutës mbi mukozën e traktit tretës. Shton
ndjenjën e ngopjes, duke ndihmuar në zvogëlimin e peshës trupore. Mund
të përdoret si trajtim ndihmës në regjimet e dietave të dobësimit.
Redukton përthithjen e glukozës duke ulur pikun e glukozës dhe insulinës
pas ngrënies (post-prandiale) në subjektet hiperglicemike dhe ata me
diabet tip II. Redukton nivelet e kolesterolit total, LDL,
triglicerideve dhe glicemisë, dhe rrit nivelin e HDL. Rekomandohet në
trajtimin e konstipacionit kronik, kolonit të irritueshëm, dhe si
trajtim ndihmës gjatë hiperkolesterolemise, hiperlipidemisë dhe
hiperglicemisë.