Lulja e kamomilit është përdorur që në kohët antike si qetësues për
dhimbjen e kokës, dhimbjet reumatizmale si dhe për uljen e temperaturës.
Rekomandohet kundër heqjes së barkut, kundër infeksioneve të rrugëve
urinare. Ndihmon në mjekimin e acarimeve të lëkurës dhe mukozave, për
shpëlarjen e syve, hundës dhe gojës.