Buonavit D3K është një produkt ushqyes me vitaminë D dhe K. Shtesa
ushqimore e vitaminës D është e rekomanduar mbi të gjitha gjatë muajve
të parë të jetës.
Vitamina D stimulon përthithjen nga trakti gastro intestinal te
kalciumit dhe të fosforit dhe ndihmon në mbajtjen në normë te Ca ne
gjak. Gjithashtu vit D kontribuon në funksionimin normal të sistemit
imunitar.
Vitamina K është e nevojshme për sintezën e faktorëve të koagulimit të gjakut.