Skip to Content

Çaj per Temthin 100g- ATC NATYRAL

(0 review)

Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë kështu në funksionimin e mëlçisë së zezë. Në sajë të pranisë së lëvores së drunakuqit, përzierja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit. Lulet e kamomilit dhe të njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzierjes dhe veç kësaj ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëvë biliarë. Çaji në tërësi, duke mbajtur tëmthin në gjendje të holluar, pengon tërthorazi formimin e gurëvë përkatës, ndërsa prania e lule akut ndihmon në tretjen e gurëve.

200,00 L 200,00 L

Terms and Conditions
Transporti: 2-3 Business Days

Përbërja

Rrënjë qumështore, fletë mente, lule njëmijëfletëshi, lëvorë drunakuqi, rrënjë sanzi, lule aku, lule kamomili, etj.