Skip to Content

Termat dhe Kushtet - Farmaci Urgjenca

1. Çmimet dhe Pagesa

Të gjitha çmimet e produkteve shfaqen në lekë dhe përfshijnë TVSH-në. Pagesa bëhet në momentin e porosisë përmes mënyrave të disponueshme në website. Çdo vonesë në pagesë mund të shkaktojë pezullim të porosisë deri në konfirmimin e pagesës.

2. Porositë dhe Dorëzimi

Porositë konfirmohen me email dhe dorëzohen brenda afateve të treguara në faqen e produktit. Farmaci Urgjenca nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga transportuesi ose faktorë të jashtëm.

3. Kthimi dhe Anullimi i Porosive

Klienti ka të drejtë të kërkojë kthimin ose anulimin e porosisë brenda 7 ditëve nga marrja e produktit, sipas politikës së kthimit të produkteve farmaceutike. Produktet e hapura, të përdorura ose me afat të skaduar nuk pranohen për kthim.

4. Përgjegjësia për Produktet

Farmaci Urgjenca siguron produkte cilësore dhe informacion të saktë mbi to, por nuk është përgjegjëse për përdorim të gabuar ose pasoja të shkaktuara nga përdorimi i produkteve jashtë udhëzimeve të dhëna.

5. Privatësia dhe të Dhënat Personale

Të dhënat tuaja personale përdoren vetëm për realizimin e porosisë dhe nuk do të shpërndahen tek palë të treta pa pëlqimin tuaj.

6. Ligji dhe Juridiksioni

Të gjitha marrëdhëniet kontraktuale midis Farmaci Urgjenca dhe klientit rregullohen nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Çdo mosmarrëveshje zgjidhet në gjykatat e juridiksionit shqiptar.