Tabletat Algofen përmbajnë paracetamol, i cili frenon sintezën e
prostaglandinave në sistemin nervor qëndror. Tabletat Algofen përdoren
për lehtësimin e dhimbjeve të lehta deri në mesatare, duke përfshirë
dhimbjet reumatike dhe muskulare, dhimbjen e shpinës, nevralgjinë,
migrenën, dhimbjen e kokës, dhimbjet e dhëmbëve, dismenorrenë, ethet.
Gjithashtu përdoret për lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe
gripit. Algofen lehtëson dhimbjen dhe redukton inflamacionin dhe
temperaturën.