Biolact Start janë pika probiotike, të pasura me mikroorganizma të llojit Bifidobacterium lactis, të cilët janë shumë të rëndësishëm pasi janë ndër të parët që kolonizojnë zorrët e foshnjës dhe mbeten në popullata të mëdha gjatë gjithë jetës. Kjo kontribuon në rikthimin dhe ruajtjen e florës normale dhe funksionimin e duhur të zorrëve, sidomos në kushte që shpesh prekin foshnjat dhe fëmijët, siç janë diarrea nga viruset, antibiotikët ose ndryshimet në dietë, kolikat infantile, kapsllëku dhe alergjitë.
INDIKACIONET
Diarre: Rikthen florën bakteriale pas antibiotikëve, infeksioneve, ose ndryshimeve në dietë.
Kapsllëk: Lehtëson lëvizjen e zorrëve.
Kolikat tek foshnjat: Zbut ngërçet e zorrëve.
Forcimi i sistemit imunitar: Mbron nga infeksionet.
Alergjitë: Lehtëson simptomat e alergjive.
Intoleranca ndaj laktozës: Ndihmon në tretjen e laktozës.
Parandalimi i kariesëve: Mbron dhëmbët nga bakteret që shkaktojnë karies.
REKOMANDOHET: 8 PIKA NE DITE