Bimët mjekësore të këtij çaji mbrojnë
venat e gjakut dhe i forcojnë ato. Rrisin depërtueshmërinë e tyre duke
përmirësuar qarkullimin venoz dhe duke influencuar ndjeshëm në shërimin e
variçeve. Boronica ka efekt mbrojtës në saj të vitaminës “P”. Fleta e
mështeknës në saj të elementeve të saj aktive ndihmon në nxjerrjen e
acidit urik dhe kolesterinës nga organizmi. Fleta e lajthisë përmban
taninë, rrëshirë acide, esencë dhe vitaminë “C” të cilat veprojnë për
shërimin e variçeve. Rrënja e rrushkullit me principet e saj aktive
ndikon në qarkullimin venoz periferik. Vadhëza e egër është një
rregullator mjaft i mirë në sistemin venoz. Melileti rrit
qëndrueshmërinë e enëve të gjakut duke rritur depërtueshmërinë e tyre.
Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru e në periferi si dhe përmirëson
qarkullimin venoz.