Bimët e kombinuara në këtë përzierje bimore kanë efekt kolagog dhe
kolerektik që do të thotë që rrisin prodhimin e tëmthit duke reduktuar
nivelin e kolesterolit në gjak. Betulla ka efekt në reduktimin e
niveleve të kolesterolit të keq në gjak dhe rritjen e niveleve të
kolesterolit të mirë (HDL). Ajo ndihmon në eliminimin e lëngjeve të
tepërta duke ndikuar drejtpërdrejt në shkëmbimin e natrium-kaliumit në veshka. Radhiqja
falë acideve, kolinës, halkolideve dhe përbërjeve të tjera ka efekt
rigjenerues në gjak, ndikon në prodhimin e tëmthit dhe redukton nivelet e
kolesterolit. Argjinarja
nxit prodhimin e tëmthit dhe ndikon në metabolizmin e kolesterinës dhe
uresë duke patur efekt diuretik. Bimët e tjera ndikojnë në eliminimin e
acidit urik dhe zgjerojnë enët e gjakut duke luftuar hipertensionin dhe
duke ulur nivelet e kolesterolit.