Çaji i gjetheve të dafinës
përmban taninë dhe vajra esenciale. Tradicionalisht është përdorur si
çaj ndihmës në mjekimin e gripit, të bronkitit, si edhe për përmirësimin
e tretjes. Në mjekësinë alternative ekstraktet ujore si
çaji janë përdorur si astringjente dhe në shpëlarjen e plagëve, në
masazhe dhe në aromaterapi. Gjithashtu avujt e dafinës përdoren në
rastet e sëmundjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.