Fieri i gurit përmban taninë, acide organike etj. Ka veti mjaft të mira
qetësuese, ndihmon kundër kollës dhe acarimeve të rrugëve të
frymëmarrjes. Nxit djerësitjen si dhe kryesisht urinimin tek të sëmurët
që vuajnë nga mbajtja e vazhdueshme e urinës. Ndihmon në shkrirjen e
gurëve të veshkave. Në gjuhën popullore quhet dhe “Thyerësi i Gurëve”.
Ndihmon në shkatërrimin e oksalateve dhe largon acidin oksalit nga
organizmi.