Miksimi i fryteve të bimëve aromatiko – mjeksore tërësisht të egra dhe
të rritura në pyjet tanë, e bën këtë përzierje në mënyrën më absolute
një nga çajrat më të mirë. Frytet e pyllit që bëjnë pjesë në të, kanë
përmbajtje të lartë vitaminash si C, A, B dhe P. Këto fryte përmbajnë
gjithashtu acide organike, taninë etj. Kanë gjithashtu dhe veti mjaft të mira kuruese për traktin e frymëmarrjes, zemrën si dhe qarkullimin e gjakut.