Frytet e boronicës (ose frytet e qershiglës) janë të pasura me
taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P.
Frytet e boronicës dhe çaji i tyre ndihmon në trajtimin e çrregullimeve
të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e
retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon
në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon
kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve (majasëllit), kundër
ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur
si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.