Bimët e kombinuara në këtë çaj plotësojnë veprimin laksativ, antiseptik,
zbutës dhe antiflamator në rrugët e poshtme të tretjes, duke nxitur
kështu lëvizjet peristaltike të zorrëve (në veçanti zorrës së trashë)
çaji lehtëson dhe normalizon të dalët jashtë. Lëvorja e drunakuqit dhe
gjethet e senës të pasura këto, me antrakinone nxisin drejtpërdrejt
lëvizjet peristaltike të zorrëve ndërsa lulet e shtogut ndihmojnë në
zbutjen e mukozës së zorrëve dhe në hollimin e masave të patretura
ushqimore. Lulet e njëmijëfletëshit i japin çajit veprim antifermentativ
dhe njëkohësisht qetësues, ndërsa molla e egër përmirëson ndjeshëm
shijen e çajit.