Lulja e Basanit njihet dhe përdoret që nga kohët më të lashta si një
mjekim popullor. Ndihmon në djegiet e stomakut dhe ulçerës, astmës
bronkiale, dhimbjet e kokës, ndihmon në problemet e aparatit tretës,
reumatizmës dhe podagrës (inflamacionet që krijohen në gjymtyrët të
shkaktuar nga përmbajtja e lartë e acidit urik). Ndihmon në pastrimet
nga krimbat e zorrëve dhe gjithashtu njihet si një antidepresiv dhe
qetësues natyror shumë efikas. Ndihmon në funksionimin e mëlçisë.