Lulet e blirit përmbajnë muçilagje, esencë të pasur me farnezol,
glukozitë të ndryshëm, sheqerna, taninë dhe substanca të përafërta me
vitaminën “E”. Përdoret në sëmundje të shkaktuara nga të ftohtët dhe që
shoqërohen me temperaturë (rrufë, kollë, gëlbazë, etj). Në saj të vetisë
që ka kjo lule, për të shkaktuar djersitjen në organizëm, përdoret
gjithashtu dhe në sëmundjet e veshkave dhe të fshikëzës
urinare, si dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut.
Lulet e Blirit përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë
gjumin.