Bari I majasëllit në sajë të tanineve, esencës etj rekomandohet si një
mjekues I mirë për majasëllin. Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me
azulen, cineol, etj substancës së hidhur akileine, vitaminës K, tanineve
etj. liron spazmat dhe përdoret në mjekimet e majasëllit. Drunakuqi dhe
gjethet e senës, me efektet e tyre diuretike dhe laksative pastrojnë në
mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme e ndihmojnë në
uljen e dhimbjeve. Fletët e luleshtrydhes dhe ferrës në sajë të
substancave që përmbajnë (taninë, vitamine C, kripëra minerale, acid malik e salicilik) shërojnë infeksionin e mukozës së zorrëve dhe majasëllit. Fletët e rigonit e të mërsinit
kanë veti rrudhëse, antiseptike, hemostatike etj. Bimët e shpjeguara si
më sipër bëhen një mjekim natyror mjaft efikas për majasëllin.