Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në
vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut. Ne kemi përzgjedhur
për ju, në çajin e malit, varietetin më të mirë të kësaj bime
(Sideritis). E kemi seleksionuar që në origjinë. E kemi përpunuar sipas
çdo standarti që bën të mundur, që në atë filxhan çaji të ndjeni aromën e
natyrës së egër të maleve tona. Ruhet në vende të thata larg dritës dhe
lagështirës.