Ky çaj përmban bimë mjeksorë përbërësit aktivë të të cilave nxisin
formimin dhe sektretimin e qumështit tek gratë me fëmijë në gji. Bari i
qerbashit përmban alkaloidin galeginë, glukokinë, glikozidin, dhe
ndihmon, rrit aktivitetin e gjendrave të qumështit. Këshillohet si
laktagog, për nënat me fëmijë në gji që nuk kanë sasi të mjaftueshme
qumështi. Fleta e hithrit nxit formimin dhe sekretimin e qumështit nga
përmbajtja me glukokinë, fitoncide, klorofil, karotinë, vitamina B2, A, C
dhe K, kripa e potasit, silicium etj., të nevojshme për organizmin e
nënës dhe fëmijës. Kopra e egër, farat e glikanxos dhe kumini i
livadheve veprojnë te gjendrat e qumështit duke ndikuar në shtimin e
sasisë së qumështit tek nënat me fëmijë në gji.