Trëndafili i kuq konsiderohet burimi natyror më i koncentruar i
vitaminës C pasi përmban një sasi 50-100 herë më tepër se agrumet, arsye
kryesore kjo, që jep kontribut në forcimin e mbrojtjes natyrale të
organizmit. Stili i jetës perëndimore, ndotja industriale, prania e
aparaturave elektronike, tymi i duhanit, etj janë faktorë që rrisin
nevojën e organizmit për Vitaminën C. Prania e mollës dhe boronicës
shtojnë ndjeshëm vlerat dhe shijen e çajit. Kjo përzierje është
gjithashtu një antiflamator dhe një rregullues i mirë i qarkullimit të
gjakut. Forcon imunitetin si një antialergjik dhe parandalues i
alergjisë së frymëmarrjes. Ka veti diuretike. Ul nivelin e kolesterolit
në gjak. Këshillohet përdorimi për çdo moshë.