Borziloku në sajë të esencës e të tanineve që përmban përmirëson
aktivitetin e stomakut, pakëson gazrat në zorrë dhe ndihmon në uljen e
dhimbjeve të kolitit. Koperi dhe koriandëri nxisin funksionet e zorrëve
dhe sekretimet e stomakut. Kamomili dhe njëmijëfletëshi plotësojnë efektin kalagog të të gjithë
përzierjes dhe japin efekt kundër mahisjes së rrugëve biliare.
Drunakuqi dhe bari i majasëllit, si diuretike dhe laksative, pastrojnë
në mënyrë të tërthortë mëlçinë e zezë nga lëndët e dëmshme dhe ndihmojnë
në uljen e dhimbjeve të kolitit. Trëndafili dhe lulja e shtogut, në
sajë të vitaminave C, B, A dhe P zgjerojnë enët e gjakut, ulin kapsllëkun si dhe nxisin dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të mëlçisë.