Hithra nxit qarkullimin e gjakut sidomos, në lëkurë, ndihmon në
zvogëlimin e prostatës duke ulur dhe dhimbjet e saj. Përmban vitamina
A1, B2, C dhe K. Mustaqet e misrit në saj të përmbajtjes të saponineve,
glukoziteve flavonike, esencës, vajit ndyror, kripërave të potasit dhe
vitamines K nxisin urinimin dhe japin efekt në çistet kronike. Çaji në
saj të përbërësve ka veti diuretike, shton sekretimin e tëmthit, ndihmon
mëlçinë dhe qetëson prostatën. Majdanozi ndihmon në veprimtarinë
nervore, muskulare, shton sekretimin urinar, largon gazrat nga zorrët.
Grami nxit veprimtarinë e veshkave dhe organizmit. Delli në sajë të
substancave që përmban ndihmon dukshëm në qetësimin e prostatës.