Bimët në këtë përzierje, ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të
shkaktuara nga reumatizma. Dëllenja si një mjet i mirë diuretik ndihmon
në jashtëqitjen e klorureve dhe të azotit në formën e uresë duke vepruar
në reumatizmën e kyçeve. Hithri nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe
krahas lehtësimit të dhimbjes ka vitamina si A1, B2, C dhe K. Rozmarina
është një mjekues I mirë për reumatizmin artikulor si dhe ndihmon në
qarkullimin e gjakut. Rrënja e gjuhënuses përmban saponina, heterozid
flavonik, pak esencë, etj., përbërës të
cilët i japin veti çajit që të nxisë urinimin (diuretik) dhe të
pakësojë acarimet e rrugëve urinare dhe të reumatizmës. Fletët e
mështeknës përmbajnë saponinë, rrëshirë, vitamina C, taninë katerike dhe
flavonoide që shtyjnë veprimin diuretik dhe ndihmojnë në lehtësimin e
reumatizmës dhe të dhimbjes së kyçeve. Lëvorja e shelgut në sajë të
salicinës që ka liron acidin salcilik, prandaj rekomandohet kundër
reumatizmit kronik.