Çaji nxit kryesisht rrjedhjen e tëmthit, në sajë të pranisë së rrënjës
së qumështores dhe gjetheve të mentes. Rrënjët e sanzit nxisin rrjedhjen
e lëngjeve të stomakut, shtojnë lëngun e tëmthit dhe ndihmojnë kështu
në funksionimin e mëlçisë së zezë. Në sajë të pranisë së lëvores së
drunakuqit, përzierja përdoret edhe kundër kapsllëkut të shkaktuar nga
pamjaftueshmëria e lëngut të tëmthit. Lulet e kamomilit dhe të
njëmijëfletëshit plotësojnë efektin kalagog të gjithë përzierjes dhe veç
kësaj ato janë dhe kundër mahisjes së rrugëvë biliarë. Çaji në tërësi,
duke mbajtur tëmthin në gjendje të holluar, pengon tërthorazi formimin e
gurëvë përkatës, ndërsa prania e lule akut ndihmon në tretjen e gurëve.