Bimët e ndryshme mjeksore të këtij çaji, nëpërmjet përbërësve të tyre
natyrore dhe aftësive diuretike që kanë, ndikojnë në uljen e tensionit
të gjakut. Në veçanti, fleta e ullirit, lulja e murrizit, bari i bletës
dhe rozmarina rregullojnë qarkullimin e gjakut, fuqizojnë muskulaturën e
zemrës dhe ulin presionin e gjakut. Sherebela është një rregullator
mjaft i mirë për qarkullimin e gjakut. Trëndafili i egër dhe lulja e
shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe furnizojnë
organizmin me vitamina C, B, P, K dhe gjithashtu dhe me provitaminën
“A”. Lëvorja e drunakuqit, ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes.