Njëmijëfletëshi në sajë të esencës me azulen, cineol, akileines,
vitaminës K, tanineve etj që përmban, liron spazmat e muskulaturës së
butë (Spazmolitik), veçanërisht të mitrës, ngërçet dhe dhimbjet e
stomakut me origjinë nervore, si lehtësues dhe rregullues. Kamomili
qetëson në tërësi. Sherebela pakëson djersitjet e tepërta gjatë natës në
periudhën e klimakterit duke lehtësuar ciklin menstrual dhe ndihmon
gjithashtu në qarkullimin e gjakut. Murrizi ka veti antisklerotike dhe
sedative ndaj dhe vepron në fuqizimin natyral të zemrës. Ndikon në
rregullimin e frymëmarrjes dhe në pagjumësi. Këto veti kurative e bëjnë
çajin efikas si për gratë ashtu edhe për burrat e moshës së tretë.