Ky çaj, përveç shijes së mirë ka veti
dezinfektuese në rrugët urinare të pezmatuara, duke mos pasur asnjë
ndikim në organet e shëndosha. Gjethet e gërdecit, në sajë të
heterozideve dhe fitoncideve, pengojnë zhvillimin dhe rritjen e
mikroorganizmave në rrugët urinare. Në sëmundjet e aparatit urinar çaji
mund të përdoret vetëm atëherë kur urina është bazike. Kjo gjë mund të
arrihet duke përdorur njëkohësisht bikarbonat natriumi (sodë buke) për
të forcuar veprimin e gjethes së gërdecit në rastet e infeksioneve
bakteriale.