Tabletat Rhinostop ehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes
dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik si kongjestioni i mukozës së
hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës, ndjesinë e presionit dhe
dhimbjes në hundë dhe në sinuse, rritjen e sekrecioneve nga hunda dhe
teshtimave. Përmban Paracetamol që ul temperaturën e lartë të trupit,
largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyçeve.
Pseudoefedria është dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të
frymëmarrjes dhe zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës.
Klorfenamina është antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së
hundës dhe presionin në sinuse.