Gjatë gatimit të ushqimit humbet një pjesë e sasisë së magnezit. Konsumi i rregullt i alkoolit gjithashtu largon magnezin nga trupi. Burime shumë të mira të magnezit janë: perimet, bishtajoret, peshku, mëlçia, etj.
Magnezi ndihmon në metabolizmin normal të energjisë dhe në funksionet normale të sistemit nervor dhe muskujve.
Qeskat Doppelherz përmbajnë magnez në një kombinim me vitaminat B6, B12 dhe acid folik.
Vitaminat B6 dhe B12 kontribuojnë në një sistem imunitar që funksionon mirë dhe mirëqenien e qelizave të kuqe të gjakut.
Vitamina B6 kontribuon në metabolizmin normal të proteinave. Acidi folik mbështet formimin normal të gjakut dhe luan një rol në ndarjen e qelizave.
Së bashku, këto 3 vitamina B luajnë një rol në metabolizmin e homocisteinës.
Konsumoni një bustinë në ditë. Vendosni përmbajtjen e një bustine direkt në gjuhë, prisni që të shkrihet dhe gëlltisni.
Nuk është i përshtatshëm për fëmijë nën 12 vjeç.