Prania e Probiotikëve (L. Rhamnosus, L. Paracasei) dhe Prebiotikëve
(FOS) favorizojnë një ekulibër të florës intestinale, ndërkohë Acerola
ndihmon në një veprim mbrojtës të organizmit. Vitamina B1 dhe Vitamina
B6 ndihmojnë në funksionimin normal të metabolizmit energjitik, kurse
Vitamina B2 merr pjesë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, si
dhe në reduktimin e lodhjes. Vitamina B12 dhe Zinku ndihmojnë në
funksionimin normal të sistemit imunitar.