Çaj anti-grip 90g
Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica në saj të esencës që kanë ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e muskulaturës së butë. Rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit si dhe rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë. Lëvorja e shelgut në saj të salicinës që përmban zbërthehet në organizëm duke liruar acidin salistik. Eshtë një ndikues i mirë në uljen e temperaturës së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine “C” dhe përdoret për fuqizimin e organizmit.
Transporti: 2-3 Business Days
Përbërja
Lule shtogu, lule bliri, lule agulice, lëvore shelgu, trëndafil të egër, thundërmushkë, zhumbricë etj.