Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së
lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të
këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e
aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së
vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica në saj të esencës që kanë
ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e
shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e
muskulaturës së butë. Rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit si
dhe rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë. Lëvorja e
shelgut në saj të salicinës që përmban zbërthehet në organizëm duke
liruar acidin salistik. Eshtë një ndikues i mirë në uljen e temperaturës
së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine “C” dhe
përdoret për fuqizimin e organizmit.